Paralajmërohet një protestë e ngjashme me atë të Kavajës, këtë herë në Durrës.

Pritet që në orën 15.00, të ditës së martë të protestohet dhe të bllokohet autostrada Tiranë – Durrës, pranë kolegjit “Turgut Ozal”. Nuk dihet ende nëse pas kësaj proteste qëndron PD-ja e Durrësit, ashtu si dhe në Kavajë, ku pjesa më e madhe e personave që u shfaqën me jelekë portokalli ishin anëtarë apo simpatizantë të PD.

Kujtojmë se në orën 16.00 të ditës së sotme, në disa qytete si Shkodra, Lezha dhe Kavaja u protestua, ndërkohë që në Kavajë u bllokua për disa minuta edhe njëri sens i autostradës Kavajë-Rrogozhinë.