Paralizohet ekonomia në Durrës, biznesi në kolaps (VIDEO)

15/03/2020 - 14:13

Për të tretën ditë me radhë, Durrësi është në shtetrrethim, një shtetrrethim, i cili përkthehet në kosto të rëndë jo vetëm për qytetarët, por edhe për biznesin. Çdo gjë është mbyllur, ndërsa në rrugë, të dielën, qarkullojnë makinat e policisë së shtetit dhe asaj ushtarake.

Deri tani në Durrës janë evidentuar pesë raste me koronavirus, nga të cilët një 73-vjeçare humbi jetën, ndërsa një tjetër paciente është e shtruar tek spitali Infektiv.

Qeveria bllokoi lëvizjen e mjeteve duke bërë që pak qytetarë të dalin vetëm në dyqanet e ushqimoreve dhe të farmacive që kanë diasafishuar çmimet në një situatë që vetëm nëpër filmat fantashkencë ishte parë.

As në përjetimet më të këqia të njerëzve nuk ishte parashikuar një situatë e tillë jashtë normales, ku qytetarët vetëkarantinohen brenda shtëpive, ndërsa për të qarkulluar në rrugë me makinë të duhet një leje e veçantë nga ana e policisë, në të kundërt përballesh me gjoba e masa ndëshkuese shumë të rënda.

Durrësi, si qyteti me portin më të madh në vend dhe me rëndësi të veçantë ekonomike, e ka akoma edhe më të rëndë ka faturën financiare si pasojë e kësaj situate. Janë me mijëra biznese të vogla dhe të mëdha, që prej tre ditësh po qëndrojnë të mbyllur dhe pa aktivitet tregtar. Kostoja e tyre mund të jetë shumë e lartë, duke pasur parasysh edhe pasojat që la pas tërmeti i 26 nëntorit.

Durrësi është në paralizë dhe më e rëndë nga të gjitha është paraliza ekonomike, sepse, pas kësaj janë një numër i madh punëtorësh që do të duan paga, ndërsa biznesi duhet të gjejë likujditet për pagesat e kredive, rrogat, tatimet dhe shpenzime mujore.

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ka shkuar në 27 numri i personave të infektuar me koronavirus në qarkun e Shkodrës, ku 12 raste të reja dyshohet se kanë rezultuar poziti

Për shkak të situatës që po kalon vendi nga pandemia COVID-19, Qendra për Nisma Ligjore Qytetare njofton se ofron ndihmë ligjore parësore

Qendra "Smart Center" në Durrës, e cila operon me sukses që prej vitit 1998 në fushën e informatizimit të bizneseve, ndërmarrjeve, trajni

“1000 pako me ndihma ushqimore dhe higjienike janë shpërndarë këto ditë në bashkinë e Durrësit për t’u ardhur në ndihmë personave më

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka urdhëruar që jahtet dhe krocerat që do t'u drejtohen porteve të Durrësit, Vlorës, Sarandës dhe Shëngji

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se 5 persona të tjerë kanë lënë spitalin Infektiv në Tiranë, pasi janë shëruar

Tre javë pas masave drastike të marra nga qeveria, më të varfërit e qytetit të Durrësit, ata që mbahen nga ndihma ekonomike, kërkojnë ndi

Policia Kufitare në Portin e Durrësit ka goditur një rast të kontrabandës me mallra që paguhet akcizë dhe të falsifikimit të dokumenteve.

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero tha se kjo javë do të jetë dhe piku i pandemisë në vend dhe se javën e tretë të prillit numri i rasteve do

Ndonëse i detyrueshëm për të mirën tonë dhe të atyre që duam, izolimi për një kohë të gjatë krahas mbrojtes nga koronavirusi, shkakton sh