Sipas MeteoAlb këtët të diel vranësira të herë pas-herëshme dhe alternime kthjellimesh do dominojnë në të gjithë territorin, më të dukshme paraqiten në Veri dhe Juglindje të vendit.

Pasditja dhe nata vijojnë në të njëjtat kushte të motit ku do të kemi alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 2°C  deri në 21°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.