Pjesa e parë e ditës së enjte do të jetë me vranësira sipas MeteoAlb.

Por gjatë mesditës dhe pasdites moti përmirësohet përkohësisht, pasi në orët e mbrëmjes parashikohet të kemi shtim të vranësirave, ku më të dukshme do të jenë në zonat veriore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me -2 gradë Celsius, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës me 17°C.                        

Era do të fryjë me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.