Parashikimi i motit, 15 dhjetor 2019

15/12/2019 - 08:18

Këtë të diel, pjesa e parë e ditës do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta, situatë e cila do të vijojë edhe gjatë mesditës dhe pasdites në vendin tonë.

Sipas MeteoAlb, në orët e mbrëmjes vranësirat do të bëhen më të dukshme në zonat përgjatë kufirit lindor.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por rriten në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me -1°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës me 17°C.

Era do fryjë lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një mjegull e dendur ka pushtuar Tiranën mbrëmjen e sotme. Siç duket edhe nga fotot, mjegulla bën që shikueshmëria të jetë e ulët.

Një alpiniste ka rrëshkitur në Malin e Tomorrit mesditën e sotme. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në afërsi tē Çesmës së Tarikos.

Një ditë më parë në Durrës, kambisti Naim Musai, babai i dëshmitarit Besnik Musai, i vënë në mbrojtje nga prokuroria dhe Policia e Shteti

Autoriteti Rrugor Shqiptar informon lidhur me dy akse në Veri, Kukës- Fushë Arrëz dhe Fushë- Arrëz Pukë duke thënë se qarkullimin vijon n

Kjo fundjavë u mbyll me mot të paqëndrueshëm, me vranësira e reshje të dobëta shiu, ndërsa java që vjen do të na rikthejë sërish diellin.

Vidhte makina luksoze në Elbasan dhe i çonte në Durrës, prangoset nga Policia Rrugore.

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar në lidhje me rastin e pak minutave më parë, kur veriu i vendit u godit nga dy tërmete, një në Kukës dhe

Një tërmet ka goditur sot Kukësin, me një magnitudë 4.5 të shkallës rihter.

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka vijuar me kontrollin e lokaleve për zbatimin e ligjit anti-duhan.