MeteoAlb parashikon për këtë të shtunë mot me vranësira dhe reshje shiu e dëbore të cilat do vijojnë gjatë paradites në të gjithë territorin. Ndërsa pasditja sjell ndërprerje të reshjeve për t’u rikthyer sërish në mbrëmje dhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë. Ato do të luhaten në vlerat ekstremale ditore nga -4°C deri në 14°C.

Era do fryjë mesatare në tokë, por e fortë në det me shpejtësi deri 45 km/h nga drejtimi jugor-juglindor, duke gjeneruar në det dallgëzim 4 ballë.