MeteoAlb bën me dije se e enjtja e19 prillit do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta në zonat veriore ndërsa vranësira më të dukshme do të ketë në Jug dhe pjesërisht në zonat Qendrore.

Pasditja sjell fuqizim të vranësirave duke sjellë shira të përkohshëm në Jug dhe në zona të izoluara të Qendrës së territorit.

Ndërsa temperaturat e ajrit do të rritet lehtë gjatë mëngjesit dhe orëve të mesditës duke bërë që vlerat termike të luhaten nga 8 në 27˚C, era do vijojë të fryjë mesatare, me shpejtësi deri 45 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor ndërsa në det vijon dallgëzimi deri 3 ballë.