Sipas sinoptikanëve, këtë të martë do të dominojnë kthjellimet në të gjithë vendin deri pas mesditës kur vranësirat fuqizohen në zonat malore duke sjellë shira të izoluar në Lindje dhe Juglindje.

Vonë pasdite dhe në orët në vijim, territori shqiptar kalon në kushtet e motit kryesisht të kthjellët.

Era do të fryejë e lehtë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verior, ndërsa në det krijohet dallgëzimi 1-2 ballë.

Ndërsa temperaturat e ajrit ruajnë vlera konstante në mëngjes, por një rritje të lehtë sjell mesdita kur pritet maksimumi 38 gradë celcius.