Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga 01ºC deri në 08ºC, në zonat e ulëta nga 07ºC në 15ºC dhe në zonat bregdetare nga 12°C në 17ºC.

Era do të fryejë në drejtimin veriperëndimor me forcë valëzimi deri në 2-3 ballë.