Zhvillimi i një qendre të presionit të ulët atmosferik në brigjet e Italisë do të sjellë mot të paqëndrueshëm në vendin tonë.

Vranësirat do të jenë prezente në të gjithë territorin, më të dukshme në zonat jugore dhe pjesërisht në qendër duke rrezikuar shira të izoluara. Në zonat juglindore do të ketë flokë dëbore.

Pasditja dhe mbrëmja vijojnë në të njëjtat kushte të paqëndrueshme atmosferike.