Orët e paradites janë dominuar nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura duke gjeneruar reshje të dobëta shiu e dëbore. Më të mundshme parashikohen të jenë në rajonin Jugor – Juglindor.

Pasditja vijon me vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit, por më të dukshme në zonat juglindore ku do të ketë reshje dëbore.

Sipas "MeteoAlb", temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -4 në 14°C. Era do fryjë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Lindor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.