Si pasojë e zhvillimit të një qendre e presionit të ulët atmosferik në brigjet italiane, do të kushtëzojë motin edhe në Shqipëri. Për pasojë, pritet zhvillim i vranësirave duke gjeneruar shira me intensitet mesatar në të gjithë vendin.

Në majat e maleve priten reshje të pakta dëbore. Pasditja dhe mbrëmja sjellim përmirësim të motit, ku i gjithë territori do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta. Sipas "MeteoAlb", temperaturat e ajrit rriten në mëngjes, por rënie të lehtë pritet në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 0°C në 16°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 5 ballë.