Pjesa e parë e ditës mbetet në ndikimin e motit të vranët dhe shirave të dobëta, më të theksuara në veri-qendër.

Por mesdita dhe pasditja paraqiten kryesisht me kthjellime dhe vranësira në zonat jugore, duke lënë zonat në veri dhe qendër me shira të izoluara. Gjate natës do të ketë shtim të vranësirave në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme të tyre, duke u luhatur nga 14°C deri në 30-31°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3-4 ballë.