Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë bregdetin dhe zonat e ulëta, por vranësira të shpeshta priten gjatë mesditës në zonat malore, kryesisht në juglindje të territorit.

Pasditja dhe në vijim, paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në gjithë territorin. Përjashtim do të bëjë ekstremi juglindor, ku gjatë natës priten vranësira të dendura.

Sipas "MeteoAlb", temperaturat e ajrit nuk paraqesin ndryshime të dukshme në mëngjes dhe mesditë duke ruajtur ekstremumet ditore 6 deri në 28°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare në veriperëndim, me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior-Veriperendimor duke gjeneruar në det dallgëzim 2 apo 3 ballë.