Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës do të jetë me mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare. Por orët vijuese shtojnë vranësirat në vend, duke bërë që në zonat Veriore dhe Lindore të ketë rrebeshe të karakterit lokal. Orët e vona të natës do të përmirësojnë gradualisht motin.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat nga 19°C deri në 39°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 4 ballë.