Gazetari Artan Hoxha është kërkuar që të deponojë në polici, pas publikimit nga ana e tij të videos ku shfaqet kryebashkiaku Lefter Alla duke konsumuar kokainë. Zv/ministrja Rovena Voda, sipas moderatorit Blendi Fevziu, ka kërkuar Hoxhën që të shkojë në polici për të dhënë dëshminë e tij.

“Më thonë që të ka kërkuar zv.ministri i Brendshëm në polici. Më vjen informacioni nga ABCNews”– tha Fevziu gjatë emisionit.

Më pas, ai i tha Artan Hoxhës: Të çoj unë!