Pas zgjidhjes së problemit të shpronësimeve, punimet me ritëm të lartë tek Unaza e Madhe

14/08/2020 - 14:02

Punimet për ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës janë duke vijuar paralelisht në disa lote të këtij projekti, për të bërë të mundur që kjo vepër të përfundojë në një kohë sa më të shpejtë. Plotësimi i kësaj vepre do të lehtësojë qarkullimin e automjeteve në kryeqytetet duke lehtësuar ndjeshëm trafikun.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e shoqëruar nga drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ergys Verdho, inspektuam punimet që po kryhen në pjesën verilindore të Unazës, konkretisht në Lotin 3.

Kreu i ARRSH sqaroi se pas daljes së VKM-së për shpronësimin e banorëve, që preken nga projekti, punimet janë duke ecur me ritme të kënaqshme dhe brenda muajit shtator segmenti nga zona e Maternitetit të Ri deri në rrethrrotullimin e Shkozës, do të hapet për qarkullimin e automjeteve.

“Pjesa e rikualifikimit të kësaj kontrate fillon me rehabilitimin e lumit Lanë, me zgjatjen e unazës së vjetër deri në rrethrrotullimin e Shkozës. Të gjithë banorët e Shkozës dhe ata që banojnë në Dajt, do t’a aksesojnë unazën e vjetër përmes këtij segmenti. Më pas, deri në fund të vitit, ne lidhemi me pjesën e lotit 2”, u shpreh drejtori Verdho.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, solli në vëmendje problematikat e evidentuara në këtë projekt, ku shpronësimet kanë qenë ato, të cilat kanë krijuar më tepër vonesa, por tashmë edhe kjo çështje ka marrë zgjidhje, duke i hapur rrugë avancimit të punimeve.

“Unaza e jashtme e qytetit të Tiranës është një nga veprat më të rëndësishme dhe nuk i përket vetëm qytetit të Tiranës, por është një vepër e rëndësishme, e cila është në funksion të të gjithë qytetarëve të Shqipërisë. Me ecuritë e punimeve në lotet e Unazës së Re, me përfundimin e këtij segmenti këtu, me dorëzimin e segmentit tjetër të këtij kantieri dhe duke avancuar edhe me projektet e tjera që kemi, plotësojmë Unazën e jashtme të Tiranës, e cila do t’u ofrojë të gjithë qytetarëve një lëvizje të shpejtë, duke shfryrë trafikun që ne kemi brenda qytetit dhe që është problematika kryesore”, theksoi Balluku.

Duke u ndalur te kompleksiteti i theksuar i kësaj vepre, e cila kalon përmes një zone urbane, çka e bën edhe më të vështirë punën, ministrja Balluku u shpreh: “Kjo është një vepër në formë pazëlli. Çdo kantier që vonohet krijon vonesa në kantieret e tjera, kështu që ne jemi të interesuar, që kantieret të përfundojnë dhe të dorëzohen njëra pas tjetrës për t’i dhënë Tiranës unazën e saj të jashtme që i mungon prej vitesh, për të shfryrë gjithë trafikun dhe gjithë kompleksitetin, që tashmë qyteti ka si pasojë e rritjes demografike që ka pësuar”.

Ministrja Balluku nuk ka lënë jashtë vëmendjes situatën e krijuar nga COVID-19 dhe për këtë kërkoi nga drejtuesit e punimeve respektimin rigoroz të masave kundër kësaj pandemie. Sipas ministres, edhe pse punohet në mjedise të hapura, është shumë e rëndësishme ruajtja e distancës mes punonjësve.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Aeroporti i Tiranës ka publikuar listën e 23 fluturimeve që janë konfirmuar për nesër, 28 shtator 2020.

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Ambasada shqiptare në Athinë njofton se do të shkurtojë periudhën e pajisjes me pasaportë për emigrantët shqiptarë në Greqi, ndryshe nga

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për pedagogun e Shkencave Humane në Korçë, Alket Dino, i cili akuzohet për mitmarrje

Bombula e gazit është bërë shkaktare për shkrumbimin e një apartamenti në lagjen nr.17, pranë stacionit të trenit në Durrës.

Gjatë kontrolleve të policisë rrugore në aksin rrugor Elbasan-Tiranë në zonën e Saukut, janë evidentuar shoferë duke qarkulluar me shpejt

Ditën e sotme vendi jonë do të alternohet me kthjellime dhe vranësira gjatë paradites, duke sjellë herë pas herë shira të izoluar.

Votat për referendumin mbi shkurtimin e numrit e deputetëve dhe senatorëve kanë përfunduar për gati një javë, ku “Po”-ja fitoi bindshëm.

Covid-19 ishte shkak pse gazetari Erjon Skëndaj, mungoi për një kohë të gjatë në kronikat informative, apo lidhjet e drejtpërdrejta në Ne

Ambasadorët e BE në ditën Europiane të Gjuhëve i janë drejtuar me një mesazh qytetarëve të Shqipërisë për të respektuar masat ndaj COVID-