Zbardhet identiteti i personit i cili u hodh nga kati i 7-të i pallatit ku banonte në Elbasan.

Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin Jakov Oga, pedagog në Universitetin e Elbasanit, i cili ishte i infektuar me Covid-19 dhe po merrte mjekim në banesën e tij. Por, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, ai ka tentuar t’i japë fund jetës.

65 vjeçari fatmirësisht ka mundur të jetojë pasi ka rënë në tarracën e një fast food-i, në pronësi të shtetasit Ilir Zekthi nga Belshi  në fund të pallatit. Forca të shumta policie dhe ambulanca kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe e kanë dërguar në spital pedagogun Oga.

Duke qenë se fast food-i ishte i mbyllur, ka detyruar forcat e policisë që të thyejnë xhamat e tij dhe të futen brenda për të shpëtuar banorin që ishte hedhur nga kati i 7-të i pallatit.