Të shtatë adoleshentët e akuzuar për abuzimin seksual dolën sot paradite para Gjykatës së Durrësit për rivlerësim të masës së sigurisë.

Në momentin kur adoleshentët kanë mbërritur në derën e gjykatës kanë qenë të shumtë familjarët e tyre që kanë qenë aty.

Madje nga tronditja, nënës së njërit prej adoleshentëve i ka rënë të fikët. 

Para nisjes së seancës së rivlerësimit të masës së sigurisë familjarët e 7 djemve të mitur të arrestuar janë konfrontuar me gazetarët duke i ofenduar. Ata kërcënuan gazetarët që të mos bëjnë publike ngjarjen.