Përfshihet nga flakët peshkarexha me emrin “Anxhela” në Durrës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pak më parë teksa anija gjendej 6 milje nga bregu.

Rojet bregdetare dhe Policia Kufitare janë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shpëtimin e ekuipazhit, tre marinarë.

Shkak i zjarrit dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike në batëri.

Bëhet me dije se anija është përfshirë totalisht nga zjarri duke e bërë të pamundur shpëtimin e saj.