Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme edhe në biznese të ndryshme, sidomos ato të përqendruara në lagjen nr.18, e cila është nën pushtetin e ujit.

Qytetarë dhe biznesmenë raportojnë se përveç rrugëve të bllokuara, uji ka depërtuar edhe brenda bizneseve në katet e para të ndërtesave.

Sasia mjaft e madhe e shiut e rënë brenda pak minutave i gjeti të papërgatitur drejtuesit e mjeteve dhe kalimtarët.

Nga ana tjetër, kanalizimet nuk arritën të përballonin sasinë e madhe të ujit, duke sjellë për pasojë përmbytjen e të gjitha rrugëve të qytetit bregdetar dhe daljen në sipërfaqe të ujërave të zeza. 

Të gjitha zonat kryesore të qytetit, shëtitorja Taulantia, rruga "Aleksandër Goga", zona tek stacioni i trenit, lagja nr.13, Shkozeti etj janë të gjitha nën ujë, i cili ka arritur në lartësinë 20-30 cm në rrugë. 

Shihni pamjet filmike të xhiruara në zona të ndryshme të qytetit bregdetar: