Reshjet e shumta të shiut kanë sjellë një situatë kritike në disa zona në vend.

Në Lezhë dhe Kurbin ka pasur përmbytje, ndërsa lumi Drin në disa zona rrezikon të dalë nga shtrati.

Në të njëjtën kohë edhe prurjet e shumta të lumit Vjosa gjatë natës kanë bërë që në orët e para të mëngjesit të së premtes të dali nga shtrati lumi Vjosa dhe të përmbysë pazarin e kafshëve poshtë urës së Mifolit.