Disa protestues kanë pësuar lëndime të ndryshme në protestën e opozitës nga goditjet me sende të forta, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë probleme asfiksie dhe djegie sysh për shkak të gazit lotsjellës që u hodh nga uniformat blu.

Dy ambulanca kanë hyrë mes turmës dhe kanë marrë protestuesit që kanë humbur ndjenjat.

DurrësLajm” siguron edhe pamjet e autoambulancës teksa hyn mes protestuesve, për të marrë njërin prej tyre që ka mbetur i lënduar, një person i moshuar me probleme asfiksie.