Oficeri Hekuran Bregu është komanduar ditën e sotme në krye të Operacionit Forca e Ligjit. Ai është një oficer me eksperiencë në hetimin e krimeve të rënda dhe në hetimin kundër krimit ekonomiko- financiar.

Kujtojmë se më herët nga detyra u pezullua Artan Shkëmbi, drejtor në Drejtorinë Qendrore, në departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Urdhri për pezullimin e tij nga detyra mban firmën e drejtorit të përgjithshëm Ardi Veliut. Shkëmbi ishte nën hetim nga SPAK për nxjerrje te sekretit hetimor dhe për këtë arsye GJKKO ka vendosur pezullim.

Pak muaj më parë, Artan Shkëmbi kaloi me sukses procesin e Vettingut në polici duke qenë i pastër në të tri kriteret e vlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe anës profesionale.