Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka rrëfyer mbrëmjen e sotme në emisionin “Open”, se e ka kaluar Covid-19 në kushte shtëpie.

Pipero tha se nuk janë aspak të sakta lajmet, se ai ka shkuar në Turqi apo Itali për kurim.

“E kam kaluar në kushte shtëpie, me përkujdesjen e mjekëve kolegë dhe pneumologë. Falenderoj kolegët dhe veçanërisht infermieret për inxheksionet, pasi holluesi i gjakut në rastin e Covid është shumë i rëndësishëm”, tha Pipero.

Ai ka pohuar se është infektuar 14 ditë pas dozës së parë të vaksinës, duke shtuar se madje ka pasur edhe antitrupa.

“Kam përdorur doza të vogla kortizonikë, anti-imflamatorë dhe anti-koagulantë. Kortizonikët mi kanë rekomanduar edhe kolegët jashtë vendit”, tha Pipero.