Gjatë 24 orëve të fundit arrestohen në flagrancë 4 shtetas në  Durrës, të akuzuar për vepra penale të ndryshme.

Një 39-vjeçar kosovar për falsifikim dokumentesh, një 29-vjeçar nga Durrësi për plagosje, një 19-vjeçar kosovar për vjedhje dhe një 35-vjeçar nga Shijaku janë të arrestuarit e bluve të qytetit bregdetar.

Specialistët e Seksionit për Hetimin  e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin M.K., 39 vjeç,  banues në Kosovë, për veprat penale "Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave" dhe "Falsifikimi i vulave stampave ose i formularëve", pasi është kapur nga Shërbimet e Policisë  Kufitare dhe Migracionit, në Portin Detar Durrës, për të kaluar kufirin për në Itali, me kartë identiteti Sllovake dhe leje drejtimi Sllovake, të dyshuara të fallsifikuara.

Gjithashtu, Specialistët për Hetimin  e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin S.Xh., 29 vjeç,  banues në Durrës, për veprën penale "Plagosja  e rëndë me dashje",  pasi  në lagjen Nr. 15, Durrës,  pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet mprehës (thikë), shtetasin M. K., 26 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu, Specialistët për Krimet në Stacionin  e Policisë Plazh kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A.B., 19 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale "Vjedhja", pasi dyshohet se i ka vjedhur celularët dy shtetasve në lagjen Nr.13, Plazh.

Specialistët për Hetimin  e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak kanë arrestuar në flagrancë shtetasin G.Sh., 35 vjeç, banues në Shijak, për veprën penale "Dhunë në familje", pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkshortes së tij, shtetases V. Sh.,