Kanë nisur përplasjet në Kavajë. Nën thirrjet “Rama ik” dhe me të shara të shumta mbështetësit e Partisë Demokratike janë konfliktuar më policinë në qytetin e Kavajës.

Siç shihet edhe në pamje, mbështetësit e PD-së qëllojnë me gurë dhe fishekzjarre drejt shkollës që është kthyer në KZAZ ku mbahen materialet zgjedhore.