Të rinjtë demokratë sulmuan me domate dhe perime të tjera Drejtorinë e AKU-së në Durrës në shenjë proteste për cilësinë e ushqimeve që po konsumojnë durrsakët.
Ata kanë zgjedhur ditën e dielë për të protestuar ndaj pasigurisë ushqimore dhe apatisë së Agjencisë Kombëtare të Ushqimit, në kryerjen e rolit të saj në mbrojtje të konsumatorëve.
Sipas tyre, ky institucion nuk po kryen detyrën dhe po lejon tregtimin e perimeve me pesticide të cilat dëmtojnë shëndetin e konsumatorit.