Në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm, policia e Durrësit së bashku me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës kanë ushtruar kontrolle në lokalet e qytetit, ku në njërin prej tyre kanë kapur një të ri me sasi kanabisi.

Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se i riu e kishte vendosur sasinë e lëndës narkotike në tavolinë.

Ai është shtetasi Y.P., 26 vjeç nga ShënVlashi, i cili u kap në flagrancë në lokalin e shtetasit I.P.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi prej 25.5 gr kanabis Sativa, ndërsa 26-vjeçarin e arrestuan në flagrancë.