Policia e Durrësit mbetet pa makina

12/01/2018 - 15:07

Policia e Durrësit me një organikë me rreth 700 punonjës ka mbetur pa makina. Viti i ri 2018, i ka gjetur të gjithë punonjësit e policisë së Durrësit në këmbë.

Të gjitha mjetet me të cilat lëvizin patrullat dhe shërbimet janë defektuar përveç një furgoni policie.

Punonjësit e policisë kanë bërë me dije për "DurrësLajm" se janë të detyruar të ikin në këmbë në çdo vendngjarje ose të përdorin makinat e tyre personale ata që kanë, në të kundërt policia nuk ka si të jetë e pranishme.

Në gjendje përveç një furgoni janë edhe dy motorrë të qarkullimit rrugor, të cilët nuk janë defektuar.

Mos ndodhtë ndonjë ngjarje në Durrës se jo që policia nuk i kap dot autrorët të cilët janë më të shpejtë por ata nuk kanë mundësi as për të siguruar vendngjarjen.

Ka ditë që në rrugë del vetëm një makinë policie, ndërsa nuk dihet kur do të bëhet tenderi për blerjen e pajisjeve të defektuara. Burimet gjithashtu bënë me dije se defektet e makinave janë të ndryshme por më së shumti nuk kanë frena. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

OSBE ka mirëpritur vendimin e gjykatës për Emiljano Shullazin dhe bandën e tij.

Zëvendësministri Sandër Lleshaj zhvillon takim me strukturat e policisë së Durrësit pasditen e sotme.

Plot 18 masa disiplinore janë rekomanduar për drejtues dhe punonjës të spitalit të Vlorës, pas një inspektimi të kryer nga Task Forcë Ant

Në një postim në Facebook, edhe Ambasadori i Britanisë në vendin tonë, Duncan Norman ka përshëndetur vendimin e Krimeve të Rënda për dëni

Tregtarët e makinave të përdorura protestuan sot kundra projekt-vendimin të qeverisë që do të kufizojë importin e mjeteve të përdorura që

Bashkia e Durrësit ka organizuar ceremoninë solemne me rastin e 14 Nëntorit, ditës së çlirimit të Durrësit nga pushtuesit nazifashistë në

Në një ceremoni të zhvilluar në Tiranë, u finalizua sot negocimi për Marrëveshjen e Mirëmbajtjes midis TAP-it dhe shoqërisë së përbashkët

Pas ambasadës amerikane në Tiranë, edhe ajo gjermane ka përshëndetur vendimin e Krimeve të Rënda për dënimin e grupit të Shullazit me 55

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ushtruar kontroll në tregun e hapur (Markatë), Bashkia Elbasan ku ka konstatuar disa subjekte që tregto

Dënimin me 14 vite burg për Emiljano Shullazin dhe në total 55 vite për gjithë bandën e tij, Ambasada Amerikane në Tiranë e shikon si një