Një flotë prej 110 automjetesh do t’i vihen në dispozicion forcave të policisë së shtetit.

Këto automjete do të përdoren nga disa prej reparteve të FNSH-së, RENEA-s apo edhe forcave të rendit.

Këto automjete janë të reja dhe me një dizajn të ri. Ato do t’i shpërndahen drejtorive vendore dhe më pas komisariateve. Ndërsa automjetet e tjera, të cilat policia nuk do t’i përdorë do t’iu shpërndahen postave.