Portali i njohur norvegjez i turizmit “apollo.no”, ditën e sotme (e hënë), shkruan ndër të tjera se riviera drejt jugut nga qyteti i Durrësit është plazhi më i gjatë i Shqipërisë.

"Këtu janë disa hotele me rrugën më të shkurtër drejt plazhit të gjerë dhe të bukur me rërë. Këtu rëra është e butë dhe plazhi është shumë i përshtatshëm për fëmijët dhe se nuk është i thellë.

Ka shumë shezlongë dhe çadra për të gjithë, dhe, si rregull, janë falas për frekuentuesit e hotelit. Këtu ofrohen disa sporte ujore. Përgjatë plazhi shtrihet shëtitorja. Riviera është e përshtatshme si për çiftet dhe ashtu dhe familjet që janë në kërkim të relaksimit në plazh me shumë diell dhe banjat me kripë",- shkruan portali norvegjez.

Th.M.