Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Porti i ri turistik i Durrësit/ Biznesmeni Alabbar: Do ta bëjmë me dashuri e kujdes

16/04/2021 - 19:29

Nga Durrësi, kryeministri Edi Rama, bashkë me biznesmenin Mohamed Alabbar janë duke prezantuar projektin për portin e ri turistik të qytetit. Gjatë fjalës së tij, Alabbar i garantoi qytetarët që projekti do të bëhet me shumë dashuri dhe se në qendër të tij janë njerëzit.

Mohamed Alabbar vlerësoi edhe kryeministrin të cilit i drejtohej si “vëlla” duke thënë se rrallë gjendet njerëz si ai që në qendër të projekteve vendos njerëzit.

“Rrallë gjej njerëz si ju, që në qendër vënë njerëzit.  Nëse nuk ngremë lart jetën njerëzore, shpirtin njerëzor, atëherë nuk kemi sukses. Unë kam bërë shumë gabime, por tani mendoj që jam më i fortë se kurrë. Ta dini që kjo do të bëhet me shumë dashuri, me shumë kujdes.”

Biznesmeni arab u shpreh se kur sheh përpjekjet e Ramës për të vendosur shpirtin në punët që bën, bëhet akoma më entuziast për të marrë pjesë në projekt.

“Kur shoh përpjekjet që vëllait tim të dashur, kryeministrit që i bën duke vendosur shpirtin më bëjnë më entuziast për të marrë pjesë në këtë projekt. Kam ardhur disa herë në Durrës, u mërzita për shkak të ndotjes që gjenerohet nga porti. Duhet ta respektojmë mjedisin. Me gjithë këto, dua të them, hoteleve, u premtoj që janë heronj të mirfilltë që kanë punuar gjatë gjithë këtyre viteve…”

Për portin e ri turistik të Durrësit që do të ndërtohet nga kompania e madhe globale Emaar Group do të investohen 2 miliardë dollarë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

"Unë jam polic në Fier dhe po udhëtoja nga ky qytet drejt Tiranës. Përgjithësisht rrugës së kthimit marr njerëz.

Një avion me 267 ushtarë amerikanë ka mbërritur në Tiranë, në kuadër të stërvitjes së pëbashkët, "Defender Europe 21" që po zhvillohet në

Shqipëria vijon të shënojë shifra në rënie të rasteve Covid.

Nga e hëna, në prag të sezonit turistik, nis, përgjatë vijës bregdetare të Durrësit, aksioni i madh i pastrimit.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka falenderuar vendet të cilët kanë mbështetur Izraelin në këtë situatë ku një prej tyre ësht

Disa ekspertë kanë sugjeruar se një model i ngjashëm mund të përdoret për të mbledhur të dhëna për variantet e COVID-19, dhe për t’i kësh

Kthimi i Shqipërisë në një destinacion të preferuar turistik ka ndikuar dhe tregun e pasurive të paluajtshme në bregdet.

Dita e sotme do të nisë me një mot me kthjellime dhe vranësira kalimtare, të cilat gjatë paradites herë pas herë pësojnë zhvillim duke sj

Ministrja e Shëndetësisë,Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ka publikuar shifrat, për vaksinimet që janë kryer

Zv/ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar për vrasjet e fundit në Elbasan dhe në Vlorë, ku theksoi se autoritetet shqiptare