Mëngjesin e sotëm policia e Durrësit ka shtuar kontrollet në autostradën Durrës-Tiranë.

Pavarësisht se qeveria lehtësoi masat një ditë më parë, policia sot ka ngritur postoblloqe dhe radarë për të kontrolluar çdo lëvizje në këtë aks.

Kjo për shkak të situatës së krijuar në kryeqytet pas shembjes së Teatrit Kombëtar, ç’ka shkaktoi protesta e përleshje me policinë. Kujtojmë se edhe ditën e sotme pritet të mbahet një protestë në orën 16:30 në Tiranë.

Ndonëse tashmë qytetarët lëvizin pa autorizim, policia ka rikthyer në rrugë postoblloqet si në ditët e izolimit për shkak të Covid-19.