Prezantohet zyrtarisht drejtori i spitalit të Durrësit

Postuar: 07/12/2017 - 21:42

   Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka prezantuar zyrtarisht drejtorin e spitalit të Durrësit, Alban Ramohitaj, pasditen e sotme.

Prezantimi është bërë pa praninë e mediave. Alban Ramohitaj rreth dy javë më parë fitoi konkursin e shpallur nga Ministria e Shëndetësisë për drejtorët e spitaleve rajonale dhe bashkiake.

Alban Ramohitaj është njëkohësisht edhe kreu i Këshillit Bashkiak të Durrësit.

Ramohitaj e ka mbajtur edhe më parë postin e drejtorit të spitalit të Durrësit, por pasi u përfshi në listën e kandidatëve për deputetë të PS-së për qarkun e Durrësit dha dorëheqjen.

Pasi nuk fitoi një mandat deputeti, ai u përfshi në garën për drejtorin e spitalit të Durrësit, krahas 3 kandidaturave të tjera dhe në fund rezultoi fitues. 

K.H.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Është mbyllur të mërkurën pas një pune intensive, e cila zgjati më shumë se 5 muaj cikli i parë i Akademisë së Lidershipit.

Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë të interesuarit, të cilat duan të dinë rreth paisjes

Të gjithë ata që nuk mundën të pushojnë në verë, fillim-vjeshta ka qenë e përsosur për të pushuar në bregdet.

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ishte sot i pranishëm në aktivitetin “Lufta kundër trafikimit dhe mbajtjes së armëve” ku prezantoi s

Kryeprokurorja e Përgjithshme, Arta Marku, ka prezantuar raportin e përgjithshëm të Prokurorisë për vitin 2017.

Drejtoritë dhe komisariatet në të gjithë vendin kanë marrë urdhër nga Tirana për organizimin e ri, “Zonat Policore”.

Me shterimin e listës së parë prioritare me 57 prokurorë dhe gjyqtarë të niveleve të larta, përkatësisht edhe kandidatë për dy organet kr

Shqipëria do të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, më të theksuara në zonat qëendrore dhe jugore.

   I rrezikshmi i Vlorës, Taulant Manaj (Beqiri) i cili u la i lirë në muajin gusht me një vendim të gjyqtares Herila Çela, i shpëton sër

   Një grup i FNSH-së, të maskuar me një makinë civile kanë ndaluar në mënyrë të befasishme në disa rrugë kryesore në Durrës duke ushtrua