Këshilli Bashkiak i Durrësit do të mbajë një mbledhje emergjente mesditën e kësaj të marte.

Në orën 12;00, pritet që këshilltarët bashkiakë të miratojnë dy pika të rëndësishme që janë në rend dite; konkretisht shqyrtimin dhe miratimin e dy projekt-vendimeve si më poshtë:

1. Për vijimin e proçedurave të prishjes së detyruar të 6 pallateve të ndodhura në njësinë administrative nr.1, njësitë administrative Sukth, Katund i Ri dhe të 1 (një) banese individuale të ndodhur në njësinë administrative nr.5, Durrës, të gjitha pronë private, në zbatim të ekspertizave të thelluara të hartuara nga instituti i ndërtimit tiranë

2. Për miratimin e listës së përfituesve nga programi i rindërtimit në njësinë administrative Manëz.

NJOFTIMI 

Në mbështetje të nenit 57 pika 2/c të Ligjit nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, i ndryshuar, të nenit 51, të Rregullores së Funksionimit të Këshillit Bashkiak Durrës, Aktit Normativ të Këshillit Ministrave nr.3, datë 15.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infenksionit të shkaktuar nga COVID-19“, neni 5 “Vendimarrja nga Organet Kolegjiale„ Këshilli Bashkiak Durrës,

NJOFTON:

DITËN E MARTË, DATA 14.07.2020, ORA 12:00, KËSHILLI DO TË MBAJË NJË MBLEDHJE TË JASHTËZAKONDSHME NËPËRMJET MJETEVE TË KOMUNIKIMIT ELEKTRONIK, ME KËTË REND DITE:

 

****

 

MIRATIMI I RENDIT TË DITËS TË MBLEDHJES

 

1.

Shqyrtim dhe miratim i projekt-vendimit

PËR VIJIMIN E PROÇEDURAVE TË PRISHJES SË DETYRUAR TË  6 PALLATEVE TË NDODHURA NË NJËSINË ADMINISTRATIVE NR.1, NJËSITË ADMINISTRATIVE SUKTH, KATUND I RI DHE TË 1 (NJË) BANESE INDIVIDUALE TË NDODHUR NË NJËSINË ADMINISTRATIVE NR.5, DURRËS, TË GJITHA PRONË PRIVATE, NË ZBATIM TË  EKSPERTIZAVE TË THELLUARA TË HARTUARA NGA INSTITUTI I NDËRTIMIT TIRANË

2.

Shqyrtim dhe miratim i projekt-vendimit

 

PËR MIRATIMIN E LISTËS SË PËRFITUESVE NGA PROGRAMI I RINDËRTIMIT NË NJËSINË ADMINISTRATIVE MANËZ

 

 

Në mbështetje të nenit 5 të Aktit Normativ të Këshillit Ministrave nr.3, datë 15.03.2020, të nenit 33, neni 34/1, neni 77 /8  të Rregullores së Funksionimit të Këshillit Bashkiak Durrës, anëtarët e Komisionit të Këshillit Bashkiak pasi shqyrtojnë me njëri tjetrin elektronikisht projektvendimin përkatës, dërgojnë me email propozimin e tyre (RAPORTIN) mbi projektvendimin sipas grafikut të mëposhtëm. 

DATA   14.07.2020    

Pika   1,  do të shqyrtohet nga:

  1. Komisioni i Strehimit dhe Shërbimeve Publike  
  2. Komisioni i Zhvillimit Urban dhe Përdorimit të Tokës
  3. Komisioni i Pronave Publike, Transportit dhe Trafikut Rrugor
  4. Komisioni i Rregullores, Çështjeve Juridike

 

Pika 2,  do të shqyrtohet nga:

  1. Komisioni i Rregullores, Çështjeve Juridike
  2. Komisioni i Strehimit dhe Shërbimeve Publike

SEKRETARE KËSHILLIT BASHKIAK  DURRËS

Dorina Milja