Disa zona në Durrës dhe Tiranë kanë mbetur pa energji që prej mbrëmjes së djeshme.

Për shkak të problemit me linjën 220 kV Sharrë – Rrashbull të OST-së (Operatori i Sistemit të Transmetimit) disa nënstacione patën stakime të furnizimit me energji, si nënstacioni Qendër apo i Kombinatit në Tiranë, te cilat u rikuperuan shpejt.

Probleme të shkaktuara nga linja e OST-së patën edhe nënstacionet e Sallmones dhe Spitallës ne Durrës. Për pasojë, mbetën pa energji elektrike një pjesë e lagjes Spitallë, Gjiri i Lalzit, Shënavlash.

Aktualisht, brigadat e OSHEE-së po bëjnë manovrimet dhe po i japin energji pjesë-pjesë zonave në Durres, ku mësohet se disa kanë marrë furnizim.

Në çdo rast emergjence, grupet e OSHEE-së janë në gatishmëri.