Tre persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi iu sekuestrua 50 kg Cannabis Sativa, dhe, sipas policisë, dyshohen për shpërndarje droge në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Arrestimet erdhën si finalizim i operacionit të koduar “Kalaja”, ku u arrestuan:

– Blerim Murati, 31 vjeç, banues në Krujë.
 
– Dritan Murati, 29 vjeç, banues në Krujë.
 
– Bashkim Mema, 41 vjeç, banues në Krujë.
 
Arrestimi i tyre u bë në rrugën e vjetër Vorë – Rinas, ku droga e futur në 6 thasë u gjet në makinën tip Mercedes Benz, që drejtohej nga Blerim Murati.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

-50 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
– 2 automjete Mercedes Benz.
– 3 aparate celularë të markave të ndryshme.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim”.