Prokurori i Krimeve të Rënda, Vladimir Mara ka dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit  ku u hetua sipas 3 kritereve; atë të pasurisë, pastërtisë dhe figurës së aftësive profesionale.

Mara është prokurori i dosjeve “339” dhe kandidat për t’u bërë pjesë e  Strukturës së Posaçme Antikorrupsion dhe Kundër Krimit të Organizuar.

Kandidati për në SPAK doli i pastër në të tre drejtimet.