“Prokurori i Durrësit mbështet bandat kriminale”, KLP: Deklaratat e qeverisë mund të paragjykojnë ecurinë e procesit

07/10/2019 - 17:24

Këshilli i Lartë i Prokurorisë , KLP ka reaguar pas deklaratave të përfaqësuesve të qeverisë në lidhje me arrestimin dhe dënimin e ish-drejtorit të Kadastrës Durrës, Liridon Pula.

KLP shprehet se deklaratat e ardhura nga përfaqësuesit e qeverisë mund të paragjykojnë procesin gjyqësor ndaj ish-drejtorit, kurse shton se çdo shkelje e çdo prokurori të Shqipërisë mund të denoncohet pranë Prokurorisë të Krimeve të Rënda.

Deklarata e KLP:

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është institucioni shtetëror i ngarkuar nga Kushtetuta me detyrën për të garantuar pavarësinë, llogaridhënien dhe statusin e prokurorëve të Republikës së Shqipërisë.

Në ushtrim të kësaj detyre, ne ndjekim me vëmendje çdo reagim publik lidhur me punën e institucionit të prokurorisë dhe të prokurorëve të veçantë.

Në këtë kuadër, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka ndjekur me vëmendje deklarimet publike të drejtuesve të qeverisë në lidhje me procedurat ligjore të ndërmarra nga Prokuroria dhe Gjykata e Shkallës së Parë Durrës për caktimin e masës së sigurisë ndaj drejtorit të Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Këshilli vëren se deklarimet e sipërpërmendura janë të tilla që mund të paragjykojnë ecurinë dhe përfundimin e një procesi gjyqësor në vijim dhe të procedurave të tjera ligjore.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë inkurajon deklaruesit, si dhe çdo subjekt tjetër publik ose privat, të denoncojnë pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda të gjitha rastet e dyshuara të kryerjes së veprave penale nga çdo prokuror i Republikës, ndërsa dyshimet për kryerjen e shkeljeve disiplinore duhet të denoncohen pranë Prokurorit të Përgjithshëm (deri sa të krijohet Inspektori i Lartë i Drejtësisë) dhe institucioneve të veting-ut.

Nga ana tjetër, Këshilli i Lartë i Prokurorisë iu bën thirrje të gjithë prokurorëve të Republikës të vijojnë punën me përgjegjshmëri të lartë në zbatim të kompetencave të tyre kushtetuese për ushtrimin e ndjekjes penale dhe përfaqësimin e akuzës në shërbim të shoqërisë.

Mënyra më e mirë për të arritur tek e vërteta është respektimi i procedurave dhe i institucioneve të ngarkuara nga ligji me dhënien e drejtësisë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Drejtoresha e Drejtorisë Rajonale të Kufirit e Migracionit në Tiranë, Enkelejda Toska ka përfunduar në prangat e policisë, bashkë me shef

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të shembë me shpërthim të kontrolluar pallatin e VIP-ave në lagjen 11, bulevardi Dyrra

Drejtoresha e ISHP Albana Fiço, vajza e albanologut të njohur, Agron Fiço, që u nda nga jeta një ditë më parë, i ka dhënë lamtumirën e fu

Pezullohet nga detyra drejtori i shkollës 9-vjeçare "Azem Hajdari", ku studionte 15-vjeçarja, e cila u abuzua seksualisht nga 65-vjeçari

Kur u mendua që u arrit zgjidhja për dhënien fund të plagës gjysmëshekullore të largimit të plehrave nga zona e Porto-Romanos, një proble

Zaida Çobo, e ëma e djalit të mitur i cili u dhunua disa ditë më parë nga policia në zonën e Liqenit Artificial në Tiiranë ka paditur në

BalkanWeb zbardh detaje nga rrethimi i banesës së shtetasit Roland Kryemadhi në Kamzë, i cili ngriti sot në këmbë jo vetëm policinë që ki

Përfundon paniku dhe situata e tensionuar në Kamzë ku një person i identifikuar me emrin Roland Kryemadhi, ka kërcënuar me armë Policinë

Rritet numri i të shëruarve nga koronavirusi në Durrës.