Protesta e 16 marsit, ambasada e SHBA: Qeveria e parlamenti njihen ndërkombëtarisht

15/03/2019 - 13:14

Një ditë para protestës së paralajmëruar nga opozita për me 16 mars, Ambasada e SHBA-ve dhe delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë bëjnë thirrje për vetëpërmbajtje aga ana e aktorëve demokratikë dhe shmangien e çdo përshkallëzimi.

Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA thotë se e konsideron qeverinë dhe parlamentin shqiptar legjitim.

POSTIMI I PLOTË

Pavarësisht se protesta paqësore është një shtyllë themelore e demokracisë, nxitja apo kryerja e veprimeve të dhunshme, përfshirë edhe shkatërrimin e pronës publike, janë të paligjshme. Ne i nxisim të gjithë aktorët e demokracisë shqiptare që të ushtrojnë vetëpërmbajtje në protestën e 16 marsit. Ambasada e Shteteve të Bashkuara i konsideron Qeverinë dhe Parlamentin aktual të Shqipërisë të zgjedhura në mënyrë legjitime nëpërmjet zgjedhjeve të vitit 2017, të njohura ndërkombëtarisht. Ne vlerësojmë punën e mirë që është bërë në zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri, si dhe përparimin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ka ende punë për të bërë. Ndërkohë që, ata ish anëtarë të Parlamentit të cilët vendosën të braktisin mandatet, hoqën dorë nga detyrimet e tyre ndaj qytetarëve shqiptarë, duhet të lejojnë ata që duan të punojnë për të ardhmen e vendit të bëjnë punën e tyre. Ne mbështesim të gjithë ata që vazhdojnë të jenë të përfshirë në procesin demokratik në Parlament, në mënyrë që Shqipëria të vazhdojë të ecë përpara, drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Dita e sotme parashikon reshje shiu në të gjithë territorin.

Policia e Durrësit informon rreth aksidentit të rëndë që ndodhi sot në hyrje të Durrësit, ku një tren përplasi një djalë të ri.

Shkrihet Drejtoria Arsimore Rajonale Durrës.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon në detyrë Sokol Binajn, gjyqtar i Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda.

Meteoalb parashikon se alternime kthjellimesh dhe vranësirash do dominojnë deri në mesditë në të gjithë Shqipërinë këtë të hënë.

“Një grup nxënësish nga shkolla e mesme “Gjergj Kastrioti” në Durrës vizituan Ambasadën nëpërmjet programit Njihu me Amerikën.

Qeveria Gjermane i kërkon Budenstagut gjerman të marrë vendimin për hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së V

Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, nuk ka qenë i vetmi që është marrë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për hetimet që po

Deputeti më i ri në Kuvend, Selami Jenishehri rezulton të ketë qenë i dënuar për mashtrim.