Sherr masiv mes disa personave në qytetin e Durrësit.

Pamjet që janë publikuar në rrjetet sociale tregojnë disa persona të përfshirë në sherr, që thuhet se ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës.

Harta Digitale e Aksidenteve Rrugore ka publikuar videon dhe thotë se personat janë konfliktuar pasi një prej tyre nuk ka hapur rrugën për makinën.

Pasi debatojnë, personat nisin sherrin me grushte, ku nuk kanë munguar as shkopinjtë.

“Ja si “sqarohen” shqiptarët me njëri tjetrin edhe kur janë me pushime në Durrës. Arsyeja:-Pse nuk më hap rrugën me makinë…! ”, shkruhet bashkangjitur videos.