Punë sezonale në Gjermani? Ja çfarë kërkohet

18/01/2020 - 08:44

Studentët shqiptarë do të kenë mundësinë që pushimet e verës, t`i shfrytëzojnë për punësim sezonal në Gjermani. Ambasada gjermane publikoi një thirrje të Qendrës gjermane të informimit për Emigracionin, arsimin profesional dhe karrierën, ku sqarohen hapat që duhen ndjekur nga të rinjtë e interesuar.

Prej tyre kërkohet që më së pari të lexojnë me shumë kujdes fletën e informacionit, më pas duhet të shkarkojnë dhe plotësojnë në mënyrë elektronike formularin e aplikimit dhe vërtetimin nga Universiteti ose shkolla Profesionale.

Më tej, duhet të fotokopjojnë pasaportën, vërtetimin e dijeve të gjermanishtes nëse e kanë, dhe lejen e drejtimit, edhe atë nëse e zotërojnë. Dokumentet origjinale duhen dorëzuar pranë qëndrës DIMAK Albania deri në 14 shkurt ora 15:00.

Përmes Facebookut, drejtues të saj u shprehën të gatshëm të publikojmë edhe seancat e ardhshme informuese ku do të bëhet dhe një prezantim i programit, e ku studentët mund të marrin përgjigje për pyetjet e tyre.

Qëllimi, siç sqarohet në njoftim, është përafrimi i ofertës informues gjermane dhe e ofertës ekzistuese në Shqipëri rreth temës së emigrimit të ligjshëm në Gjermani dhe sidomos nxitjes së punësimit për qytetarët shqiptarë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kompania ‘Durrës Container Terminal’ Sha dhe investitorë të tjerë në koncesionin e përpunimit të kontejnerëve në portin e Durrësit, kanë

Policia e Tiranës ka shoqëruar këtë pasdite një grup besimtarësh myslimanë, pasi kishte informacione se do të protestonin para Kryeminist

Sipas sizmiologëve, lëkundjet sizmike të ditëve të fundit nuk duhet të jenë motiv për frikë apo panik në rradhët e qytetarëve.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u ka dërguar shkresë zyrtare 5 prefekturave pasi në veri-perëndim dhe në jug të vendit priten stuhi

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.

61-vjeçari Gëzim Dervishi, pronari i çerdhes private "Kënaqësia" në Durrës i proceduar penalisht nga policia për dhunimin e të miturës 2-

Nga 22 deri më 25 shtator 2020, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizoi një kurs për hetimin e drogës, për 15 oficerë policie nga strukt

Vijon në të gjithë vendin, zbatimi i detyrave të përcaktuara në Planin e Masave për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, k

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Një fëmijë 18-muajshe është dhunuar fizikisht në një prej kopshteve private në lagjen periferike numër 8 , “Çezma e Ferrës” në Durrës të