Drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato, ka njoftuar përmes një statusi në Facebook se punimet në unazën e Durrësit janë duke vazhduar me intensitet të lartë.

Sipas Qatos, në terren po punohet për rregullimin dhe drejtimin e new jersave, montimet e pllakave metalike, plotësimin me kapakë etj.

Ndërkohë, disa ditë më parë, Qato ishte sërish në qytetin bregdetar për të inspektuar së bashku me një delegacion të lartë saudit punimet e realizuara në Bypass-in e Durrësit, një investim ky i realizuar përmes mbështetjes së Fondit Saudit për Zhvillim.

Postimi i Qatos: