Vazhdon puna në segmentin Tiranë-Ndroq-Plepa.

Njoftimi është bërë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë përmes një postimi në Facebook, ku shkruan se:

"Vazhdon puna në segmentin Tiranë-Ndroq-Plepa, për mirëmbajtjen dhe zëvendësimin e sinjalistikës horizontale, pastrimin dhe ridimensionimin e kanaleve ekzistuese, riprofilimin e bankinave si dhe frezimin dhe riparimin e shtresave asfaltike.

Pa penguar trafikun e për të bërë të mundur rritjen e nivelit të sigurisë rrugore dhe për të shmangur aksidentet rrugore në këtë aks."