Shëtitorja “Taulantia” në Durrës e njohur gjerësisht si zona e “Vollgës” po i nënshtrohet rikonstruksionit tërësor. Shëtitorja fillon nga porti dhe mbaron te Sfinksi.

“Muri ekzistues po shembet pjesë pjesë sipas kuotave të parashikuara, ndërkohë që po vijohet me ndërtimin e shkallareve drejt detit”,– njofton Fondi Shqiptar i Zhvillimit. 

Ndërhyrjet janë të tipologjive të ndryshme për të krijuar një zonë multifunksionale me:

  • hapësira publike 
  • sheshe 
  • hapësira të gjelbëruara 
  • sistem i ri ndriçimi 
  • parqe për aktivitete sportive 
  • kënde lojërash për fëmijë.
  • lidhje me vijën bregdetare
  • kënde për spektakle dhe evenimente të vogla.

Projekti financohet nga qeveria shqiptare dhe zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në bashkëpunim me Bashkinë Durrës.