Të gjithë ata që nuk mundën të pushojnë në verë, fillim-vjeshta ka qenë e përsosur për të pushuar në bregdet. Temperatura optimale ka bërë që muaji shtator të mbetet një zgjedhje e mire për të çlodhur.

Të shumtë janë vizitorët që kanë preferuar të pushojnë në bregdetin e Durrësit këto ditë. Ata me më pak apo pa preokupime i gjen në këtë pjesë të Adriatikut.

Moti i ngrohtë, çmime më të lira si dhe qetësia larg fluksit të sezonit veror, bën që mjaft pushues të dynden drejt plazheve. Të stacionuar prej ditësh në Durrës, pushuesit shprehen të kënaqur. Për ta pushimi në shtator do të thotë më shumë qetësi dhe më pak kosto.

Referuar kushteve meteorologjike, plazhet pritet të frekuentohet masivisht të paktën deri në fundin e muajit shtator. Ndryshe nga vitet e kaluara, Durrësi ka tërhequr një numër të lartë pushuesish jo vetëm vendas por edhe të huaj.

K.H.