Qeveria miraton ndërtimin e rrugës Kashar-Thumanë

13/03/2018 - 21:11

   Në mbledhjen e radhës që u mbajt këtë të martë në Elbasan, qeveria ka marrë vendim për t’i hapur rrugën ndërtimit të aksit Kashar–Thumanë, pjesë e programit 1 Miliardë për Rindërtim.

Janë 20.8 kilometra që parashikohet të ndërtohen me një buxhet prej 244,2 milionë, më një kontratë Partneriteti Publik Privat. Lajmi është bërë publik nga vetë Kryeministri përpara se të njoftohej në faqen zyrtare të Kryeministrisë.

Një tjetër projekt infrastrukture, i nisur prej vitesh dhe që është marrë vendimi të mbyllet brenda këtij viti, është dhe rruga Tiranën-Elbasan. Një tjetër projekt i rëndësishëm për Elbasanin, Kryeministri thotë se të jetë kthimi i zonës së ish-Metalurgjikut në një park industrial. Rama thotë se  po negociohet me investitorë të ndryshëm për të marrë në konsideratë investimin në këtë zonë. Me një tjetër vendim, Këshilli i Ministrave lejon Ministrinë e Shëndetësisë për të negociuar direkt me kompaninë që prodhon medikamentet për kurimin e kancerit të gjirit.

Po me vendim të Këshillit të Ministrave nga sot shkrihen dhe 13 drejtoritë e bujqësisë. Sipas shifrave të qeverisë në Elbasan në 4 vite janë realizuar 374 projekte, 79 prej të cilave në infrastrukturë.

Në një takim me qytetarët e Elbasanit, Kryeministri ka kërkuar sërish që çdo njeri prej tyre që përballen me burokracitë dhe korrupsionin në zyrat e shtetit t’i drejtohet platformës së bashkëqeverisjes për t’i denoncuar, por dhe për të marrë zgjidhje. Ndërsa në Tregan, i njohur si fshati i Llixhave, Kryeministri dhe ministrat e tij njohën banorët me vendimin e qeverisë për të përfshirë këtë zonë, por dhe 7 fshatra të tjerë të qarkut të Elbasanit në listën e 100 fshatrave turistikë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sipas Meteoalb, vendi ynë do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme deri në mesditë, kur vranësira më të duks

Më 11 maj, kryeministri Edi Rama zyrtarizoi kandidatët për kryebashkiakë në 61 bashkitë e vendit.

Sot në portin e Durrësit u zhvillua  një vizitë portuale nga grupi i Anijeve të Gatshme të NATOS (Standing NATO Maritime Group 2 SNMG2.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjatë kontrollit të ngarkesave me mallra ushqimore që hyjnë në territorin e Shqipërisë nëpërmjet pikave të

Ministria e Jashtme greke ka reaguar lidhur me ndalimin e kandidimit për zgjedhjet e 30 qershorit të kreut të Omonias, Fredi Belerit për

Paraditja e së shtunës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të cilat do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar shira të dobët dhe lok

Televizioni publik gjerman: Si askund në Europë, miratimi për BE-në nuk është më euforik se në Shqipëri.