Kryeminstri Edi Rama ka shtruar sot një iftar për besimtarët myslimanë, ku kanë marrë pjesë figurat më të larta të feve në Shqipëri.

Në këtë darkë kanë qenë dhe tre të ftuar specialë, pasi kështu i quajti dhe kryeministri. Në këtë iftar kanë qenë të ftuar baballarët e tre prej “Dëshmorëve të atdheut”.

“Një falenderim të veçantë për baballarët e tre “Dëshmorëve të Atdheut”, Klodian Tanushit, Artan Cuku dhe Feti Voglit”, tha Rama.