Eksperti i Shëndetit Pubik, Erion Dasho ka bërë një rekomandim urgjent me nisjen e transportit pubik dhe fotot që qarkullojnë në rrjet ku udhëtarët qëndrojnë ngjitur dhe pa maska.

Dasho shkruan në Facebook se personat mbi 65 vjeç dhe ata që janë të prekur nga sëmundje kronike të evitojnë me çdo kusht këtë shërbim derisa të krijohet bindja se ky sistem do të zhvillohet i sigurt.

POSTIMI I PLOTË

REKOMANDIM URGJENT!!!

Me hapjen e transportit publik dhe fotot që qarkullojnë në rrjet ku udhëtarët qëndrojnë ngjitur dhe pa maska, i rekomandoj personave me moshë mbi 65 vjeç dhe/ose atyre të prekur nga sëmundje kronike të EVITOJNË ME ÇDO KUSHT TRANSPORTIN PUBLIK DERI SA TË KRIJOHET BINDJA SE KY SISTEM DO TË ZHVILLOHET I SIGURT!

Mbajtja e maskës nga ju vetë nuk mjafton dhe nuk ofron mbrojtje të mjaftueshme në se të gjithë pasagjerët në mjet nuk respektojnë distancimin fizik dhe mbajtjen e maskave.

MBRONI VETEN!!!